Një shkëndijë elektrike ka shkrumbuar katin e fundit të një hoteli në Shëngjin. Sipas të dhënave të para, hoteli 5 katësh në Shëngjin është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit, duke u shkrumbruar plotësisht kati i fundit i tij. Sipas të dhënave të para, mësohet se fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar në njerëz por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë nga zjarri janë vënë në rrezik edhe objekte të tjera, ndërsa për shuarjen e flakëve janë mobilizuar zjarrfikës nga Lezha si edhe Shkodra