Një zjarr përfshiu katin e tretë të një pallati në Fushë Krujë. Katër fëmijë kanë mbetur të afiksuar për shkak të tymit fatmirësisht tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Kati i tretë i pallatit është djegur plotësisht.
Flakët kanë qenë të frikshme dhe banorët e kanë pasur të pamundur të dalin, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë me shpejtësi, por tymi dhe flaka kanë qenë një problem edhe për forcat e shpëtimit.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit, por dyshohet se një defekt në rrjetin elektrik mund të ketë inicuar flakët, që për fat nuk ka shënuar viktima.