Flakët përfshinë sipërfaqen e pyllit në parkun natyrorë te Puljat në Velipojë, ja çfarë ka ndodhur.
Prej ditës së djeshme, flakët po përpijnë shumë sipërfaqe bimësh, pemësh dhe pishash në parkun natyrorë te Puljat në Velipojë. Të paktën 8 hektarë bimësi të ndryshme janë djegur në këtë rezervat, i cili është njohur prej vitesh si një vend ndalimi për shpendët shtegtarë.
Ndërhyrje të shumta ka patur për fikjen e zjarrit, si nga ajri gjithashtu dhe nga toka. Përpjekjet e deri tanishme kanë qenë pa rezultat, sepse tentativat për fikjen e zjarrit kanë dështuar. Ai vazhdon të jetë akoma kërcënim për pjesën e mbetur të parkut.
Shirat e rënë mbrëmbë në territorin e vendit nuk e prekën zonën e Velipojës, kështu që zjarri ka vazhduar pa pushim. Ndërkohë, atje ku ka pasur rreshje flakët janë shuar. Policia e Qarkut Korçë njoftoi se ka shoqëruar 6 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme.