Sulmuesi i Manchester United, Zlatan Ibrahimovic, ka folur për raportin me mediat si dhe me ata që e kritikojnë suedezin. Në intervistën për “Canal+” ai ka dhënë një tjetër deklaratë nga ato që ai i ka zakon.
Ibra është një ndër furbollistët më të komentuar, kjo si shkak i sjelljes së tij më mediat. Së fundmi ai është shprehur se e pranon faktin që është arrogant, por këtë e mbulon duke thënë se është më i miri.
“Vazhdojnë të më sulmojnë sepse nuk e pranojnë dot që unë jam Zlatan Ibrahimoviç. Jam padyshim futbollisti më i mirë i historisë së futbollit suedez. Atë që kam bërë unë nuk e ka bërë askush. Kam fituar 11 herë Topin e Artë të Suedisë dhe ai që më ndjek e ka fituar vetëm 2 herë. Nuk ka ndodhur kurrë ajo që kam bërë për futbollin suedez, kurrë më parë. Nuk më intereson nëse jam shumë arrogant për ta, unë jam më i miri. Edhe ti mund të thuash që jam arrogant, por francezët janë arrogantët më të mëdhenj në botë dhe unë jam njësoj si ty, ndaj duhet të më adhurosh” –është shprehur Iba gjatë një interviste.