INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zllatan Ibrahimovic tregon ngjarjen me policinë kur ishte 18 vjeç

Zllatan Ibrahimovic tregon ngjarjen me policinë kur ishte 18 vjeç

Publikuar më: 14:53 07-06-2018

Zllatan Ibrahimovic ka folur për jetën e tij private ku ka treguar edhe një ngjarje kur ka qenë i ri. Në një intervistë për “ESPN” ish lojtari i PSG ka thënë se si nuk ju bind policisë duke ju humbur nëpër rrugët e Malmos.

"Në lagjen time, nëse ke ndonjë lek, gjëja e parë që duhet të bësh është të blesh një makinë. Unë, 18 ose 19 vjeç, bleva një “Porsche Turbo”. Shpenzova gjithçka që kisha, madje mora edhe ca lekë borxh. Një ditë po ecja shumë shpejt dhe policia më bëri shenjë të hapja krahun." tha Ibrahimoviç.

"Si mendoni ju, ndalova? Jo, nuk ndalova, e shtova shpejtësinë dhe ata më ndoqën deri sa në një moment gjeta një tunel në autostradë dhe u fsheha aty. Policët nuk e kuptuan. Prita që ata të kalonin dhe më pas ika. Nuk them se ishte e drejtë apo e gabuar ajo që bëra, por them se në atë moshë ke nevojë për adrenalinë” shtoi më tej sulmuesi suedez.

Article Logic
Execution time: 0.0039150714874268