INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zllatan Ibrahimoviç kryen stërvitjen e parë me Manchester United [VIDEO]

Publikuar më: 10:50 29-07-2016

Zllatan Ibrahimovic ka kryer stërvitjen e parë si lojtar i Manchester Unitedit Një ndër transferimet më të mëdha të kësaj vere, Zllatan Ibrahimovic, i cili iu bashkua Manchester Unitedit si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me Paris Saint-Germainin, ka kryer stërvitjen e parë me ‘Djajtë e Kuq’.

34 vjeçari tashmë është vënë nën urdhëratë e trajnerit, Jose Mourinho. Suedezi mund të debutojë me Unitedin të shtunën kur të përballen me Galatasarayn në Gothenburg.

Ibrahimovic është parë duke qeshur dhe bërë shaka me bashkëlojtarët e tij në stërvitjen e parë me anglezët, ku pritet të shkëlqejë me fanellën e Unitedit sezonin që po vjen.

Article Logic
Execution time: 0.0035531520843506