Me qindra zogj kanë pushtuar Riminin e jo vetëm. Turma zogjsh kanë pushtuar qiellin duke u përplasur me shtëpi dhe makina në rrugë.
Rasti i parë ka ndodhur përpara një jave. “Isha duke punuar në podrumin e shtëpisë, -tregoi një banor i zonës. Ishte një ditë e bukur me diell. Në një moment djali im erdhi tek unë shumë i entuziazmuar, duke thënë se njëqind zogj ishin rrëzuar në një nga dritaret tona, të cilat janë të vogla dhe tek muri i shtëpive.
Pas 10 minutash ata rifilluan fluturimin e tyre, por dukeshin si të çoroditur”. Më pas një tjetër banor rrëfen fenomenin e pazakontë dhe të frikshëm gjithashtu.
“Isha në Marecchiese kur xhami u bë i zi. Një zhurmë e madhe u krijua. U ndala menjëherë sepse nuk shihja më asgjë. Më vonë kuptova se isha goditur nga një tufë zogjsh. Shumë prej tyre ngordhën në vend. Xhami u mbushu me gjak dhe pupla. Mu desh ta pastroja dhe pastaj e dërgova makinën për një larje. E pabesueshme”.
Ekspertët kanë nisur hetimet në lidhje me fenomenin në fjalë. Dyshohet se zogu që udhëhiqte tufën mund të ketë humbur kontrollin, e për pasojë ka ndodhur përplasja e tyre me banesat apo makinat.
Gjithsesi mostrat e shpendëve të ngordhur janë dërguar në laborator për të zbuluar arsyen.