Marina Vjollca dhe reperi Getoar Selimi verën e kaluar i dhanë fund beqarisë në një dasmë madhështore që mori vëmendjen e të gjitha mediave. E ata tani po jetojnë një romancë të lumtur dhe kjo duket fare mirë në postimet e tyre në rrjetet sociale e jo vetëm. Marina ka qenë pushim, por për Getoarin ka qënë një sezon shumë i ngarkuar me koncerte. Mirëpo pas mbylljes së sezonit nevojiten disa ditë relaksuese larg gjithçkaje.
Nuk kanë pritur shumë ditë dhe janë nisur për pushime. Të dy Marina dhe Geti kanë publikuar foto të largimit nga Shqipëria për disa ditë
Çifti duket se po kalon disa ditë nën shoqërinë e njëri-tjetrit në vendin e purove, në Kubë. Ka qenë pikërisht Geti i cili ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” pamje nga ky destinacion që ngjan me një parajsë tokësore.
Këto pushime të dyshes së njohur vijnë pikërisht në kohën kur të gjithë janë shumë të angazhuar me punë për shkak të fillimit të një sezoni të ngjeshur televiziv.