INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Zogu i Tiranës' dhe moderatorja për Egla Harxhin: Budallallëk, rrini treshe po pa fëmijë të paktën... Nga Libofsha, ta shtrëngofsha

'Zogu i Tiranës' dhe moderatorja për Egla Harxhin: Budallallëk, rrini treshe po pa fëmijë të paktën... Nga Libofsha, ta shtrëngofsha

Publikuar më: 18:33 18-04-2018

Marrëdhënia treshe e Egla Harxhit është ndër lidhjet më të përfolura në showbiz-in shqiptar. Kjo lidhje thuhet se ka përfunduar por kur ishin bashkë Egla solli në jetë një fëmijë ku na prezantoi se do rritej me një baba dhe një nenë tjetër. Kjo temë u diskutua edhe nga personazhe të njohur shqiptare, së fundmi edhe nga moderatorja Dajana Shabani dhe “Zogu i Tiranës”, Hermesi. Dajana u shpreh shumë kundër kësaj lidhje dhe sjelljes në jetë të një fëmijë nga kjo lloj marrëdhënieje si dhe ideja ‘Principata e Libofshës’ iu duk kot.
“Rrini të tre, por mos bëni fëmijë të paktën. Ky më duket një budallallëk i madh. Po pse kanë zgjedhur Libofshën xhanëm? Apo është ajo nga Libofsha?",- tha moderatorja.
Ndërkohë Zogu ‘lëshon’ batutën e tij: “Zemra, e ke dëgjuar atë shprehjen "Nga Libofsha, ta shtrëngofsha?"./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0039191246032715