Është një nga personazhet më tipike të ekranit dhe nuk kursehet asnjëherë që të bëjë situata dhe skena të papritura me batutat dhe provokimet e tij.
Hermes Nika ose ashtu siç njihet Zogu i Tiranës përsëri nuk ka mundur të rrijë rehat dhe e ka bërë “gjëmën” e rradhës.
Gjatë transmetimit live Zogu i Tiranës, është shtrirë në një prej instalacioneve në sheshin “Skënderbej” e si të mos mjaftonte kjo, ka vijuar më tej plot energji duke kërcyer.
Me dredhje dhe lëvizje që vetëm Zogu di t'i bëjë situata si gjithmonë u bë funny dhe nuk kishte si të mos ndërhynte me komente edhe prezantuesja, Dajana Shabanit, e cila e ka ngacmuar plot humor për atletet, të cilat i riu thotë se i ndërron me të ëmën herë pas here.
Duke e parë kërcimin e tij sensual, Dajana shprehet: “Zogu, ty do të blej zemra një palë taka të bardha. Do të vesh një fund e do të lë të kërcesh aty…”