Emri dhe seksualiteti i tij gjithnjë kanë tërhequr vëmëndjen mediatike.
Zogu i Tiranës këtë herë ka habitur me deklaratën e bërë në emisionin e mëngjesit në “Ora Neës” teksa ka folur për komunitetin LGBTI.
'Unë mendoj se komuniteti LGBT në Shqipëri e paragjykon vet veten, sepse sot nuk i bën më përshtypje njeriu. Ata janë shumë të integruar në shoqërinë shqiptare. Janë në pozicione shumë të mira pune mes nesh. Nuk i bën përshtypje më askujt, edhe pse mund të jenë biseksual apo gay. Janë të fshehtë dhe i kemi kudo, edhe pse nuk e dimë. Mund të them se 50% e shqiptarëve janë të tillë", përfundon ai.