Një ngjarje befasuese ka ndodhur sot në programin e mëngjesit “Dita Ime” në Ora News ka qenë e ftuar këngëtarja Merita Haxhia ose e njohur ndryshe me emrin e artit si “Gugu”.
Gugu përveçse këngëtare, është e famshme për fotot tejet provokuese që poston në rrjetet sociale.
Gjatë programit moderatori Hermes Nikaj i njohur dhe si “Zogu i Tiranës” e ka komplimentuar këngëtaren për linjat e saj trupore veçanërisht për të pasmet.
Më pas ai ka kërkuar nëse a mund t’ia prekte pak për të vërtetuar a ishin origjinale apo operacion.
Ky vendim është marrë me shumë sportivitet nga ana e këngëtares e cila ka qeshur në momentin që “Zogu” e prekte tek të pasmet.
Pas prekjes, Zogu e ka vërtetuar që të pasmet e Gugut ishin tërësisht bio.