Nëse “Zonë e Lirë” do të kishte një bashkëprezantuese, e dini kë do të zgjidhte Arian Çani?
Arian Çani është një ndër moderatorët më të ndjekur shqiptarë, shkak për këtë gjë padyshim është bërë mënyra e tij e moderimit, lirshmëria dhe fjalët me “spec” që Çani shpesh herë u hedh të ftuarve të tij në emisionin “Zonë e lirë”.
Nuk e dimë nëse do ishte “Zonë e Lirë” me një bashkëprezantuese, por nëse do kishte një të tillë, Çani e ka ndarë mendjen se cila do jetë ajo.
Bëhet fjalë për Dojna Memën dhe këtë ia tha Çani në sy. “Nëse do ishe i detyruar të bashkëprezantoje me dikë tjetër, kë do zgjidhje?” – e pyet moderatorja teksa e kishte si të ftuar në emisionin e saj dhe Çani, pa u menduar fare, ia kthen: “Ty… Sinqerisht!”