INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Zonja e Hekurt”, Angela Merkel do të kandidojë për mandatin e katërt

“Zonja e Hekurt”, Angela Merkel do të kandidojë për mandatin e katërt

Publikuar më: 19:32 20-11-2016

Tashmë është zyrtare. Angela Merkel do të kërkojë mandatin e katërt si kancelare e Gjermanisë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm. Një fakt të tillë ajo ia ka bërë të ditur bordit drejtues të partisë së saj gjatë një takimi të mbajtur këtë të dielë në Berlin. “Zonja e Hekurt” që drejton Gjermaninë prej vitit 2005 dhe është ne krye te CDU-së që nga viti 2000, do të kërkojë gjithashtu një tjetër mandat në drejtimin e partisë. Sipas një sondazhi të Bild Am Sonttag, 55 përqind e të anketuarve janë shprehur pro një mandati të katërt të kancelares, ndërsa 39 perqind kundër. Kancelarja pësoi disa humbje të hidhura në zgjedhjet lokale te këtij viti në disa lande, kryesisht për shkak të disa politikave të ndjekura pro-emigranteve. Nën drejtimin e saj, Gjermania mbetet që nga viti 2005 superfuqia e Eurozonës.

Article Logic
Execution time: 0.0018360614776611