Të gjithë e njohim si “Zonja Tefta”, por emri i saj i vërtetë është Tefta Pajenga dhe kuzhinierja e njohur në vendin tonë që për shumë vite ka gatuar për shqiptarët recetat e saj në ekranet e televizioneve të ndryshme.
Para pak javësh, Zonja Tefta tërhoqi shumë vëmendjen me një status drejtuar Renato Mekollit të cilin e qortonte për sjelljen në emisionin "Hell's Kitchen" ku shefi i njohur i kuzhinës bëri namin dhe madje e quajti “kopje e shëmtuar” e Gordon Ramsay. E sigurisht që Renato nuk mund të mos ngacmohej lidhur me këtë çështje teksa ishte i ftuar në “Thumb”.
“Reagimet e Zonjës Tefta nuk më interesojnë aspak, sepse persona të tillë si Zonja Tefta që janë pjesë e televizorit dhe e dinë shumë bukur si funksionon, që janë në dijeni të kësaj gjëje siç jeni edhe ju e siç janë edhe shumë njerëz të tjerë nuk më interesojnë. Ajo për të cilën unë them, ok kanë shumë të drejtë janë vetëm njerëzit që më shikojnë. Ta dinte Zonja Tefta, që nuk është shefe dhe përderisa je pjesë e televizionit je shumë i qartë se çfarë ndodh aty.Unë jam shumë rehat me veten time, punën time, gjërat e mia, me arritjet e mia dhe me të gjitha ato që unë kam bërë. Nuk me frikëson dhe nuk më bezdis asgjë. Unë nuk pendohem për asnjë veprim, përkundrazi qesh me ndonjë video kur shoh si kam reaguar unë dhe si kanë reaguar ata”- ka përfunduar Renato.