Kanë gjuajtur Kryeministrin Rama me vezë dhe kanë “ngjyer” me salcë Ministren e Arsimit. Revolta studentore që sot ka marrë përmasa kombëtare ka kohë që ka nisur brenda universiteteve. Shumica e studentëve dhe profesorëve nuk e kanë “përtypur” asnjëherë ligjin e ri të arsimit të lartë, pasi ju shton barën financiare dhe nuk është realizuar në interes të arsimit publik. Në fillim protestat e para u realizuan nga Lëvizja për Universitetet dhe më pas studentët nga gjithë Shqipëria “pushtuan” Tiranën. Emisioni Zoom IN: Po zien në universitete që në janar të 2016 e ka parashikuar këtë që do ndodhte sot. Vetë studentët dhe profesorët thanë se nuk janë dëgjuar kurrë.
“Sistemi godet petagogët, petagogët godasin studentët. Në fund humbasin familjet dhe shoqëria,” tha në janar të 2016 profesor Artan Fuga për Zoom IN.
Ndërsa studentja Mirela Ruko foli për dëmet që solli ligji për studentët e shtresave të varfëra dhe të mesme: “Një VKM kryeministri ka ndryshuar jetën disa studentëve. Disa studentët nuk vazhduan dot masterin”
Kurse ish dekani i Juridikut, Altin Shegani tha: “E dini ju që ka 25 vjet që nuk është bërë asnjë investim në arsimin e lartë.”
Po më gjerësisht me zanafillën e revolëts studentore dhe arsyet mund të njiheni ditën e nesërme në ora 13. Ekrani i IN TV do t’ju risjellë dhe njëherë emsionin Zoom IN.