Filmi i animuar Disney, Zootopia, ka dominuar edhe një herë garën e fundjavës për sa i përket shitjeve në kinematografinë amerikane.
Në box office, “qyteti i kafshëve” ka dominuar në mënyrë absolute me 38 milionë dollarë fitime vetëm gjatë fundjavës. Në total, filmi që doli në kinema muajin e kaluar ka arritur të shënojë shifrën e 200 milionë dollarëve në Amerikë dhe plot 390 milionë përtej oqeaneve. Kështu Zootopia ka mundur filmin e ri nga seritë Divergent, “Allegiant”, i cili u ndaluan në kuotën e 29 milionë dollarëve në fundjavën e tij debutuese. Vendi më i ulët i podiumit u plotësua nga filmi i ri i Jennifer Garner, ose i “supermamasë”, siç e ka cilësuar së fundmi ishi i saj Ben Affleck. “Miracles from Heaven” ishte paksa më e pafat se dy vendet e para duke siguruar “vetëm” 18.6 dollarë. Ndërkohë është për t’u vlerësuar që “Deadpool” vazhdon të qëndrojë në pesëshen më të mirë, ku në total ka grumbulluar 619 milionë dollarë fitime.