INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zotac prezanton në IFA kompjuterin i cili të bën dhe kafen.

Zotac prezanton në IFA kompjuterin i cili të bën dhe kafen.

Publikuar më: 11:55 09-09-2018

Zotac prezantoi në IFA 2018 kompjuterin që gjithashtu bën kafen. Po, madje edhe nëse për momentin është vetëm një eksperiment, ndoshta do të vijë momenti për tu hedhur në treg. Për momentin kjo është një lojë: PC është quajtur Mexpresso, sepse është rezultat i bashkimit të kompanisë kineze (që quhet Mek) dhe një makinë kafeje.

Instagram Banner

Sipas asaj që Maciej Wieczorek, kreu i marketingut për Evropën i Zotac tha, ideja i erdhi kur ai shkoi për të blerë një makinë kafeje: "Kam gjetur një makinë kafeje të veçantë të hollë dhe kam menduar ngjante shumë me Mek, një nga modelet tona më të fundit ".

Por si të kombinosh një kompjuter dhe një makinë kafeje? Wieczorek u drejtua te Ali Abbas, një kampion kombëtar të "modding" në Gjermani, i cili ka zbrazur kasën e kompjuterit nga të gjithë hardwaret e saj (motherboard, kartë grafike, dhe kështu me radhë), ka bërë disa ndryshime si për kasën si dhe për makinën e kafes, dhe përfundimisht arriti një integrim të përsosur mes dy produkteve. Pajisja është e vendosur në brendësi të një mikroprocesori Zotac Mini Pi335, një produkt që mund të përkufizohet si "pajisje xhepi".

Kafeja është në të njëjtin nivel me atë të bërë me ndonjë makinë kafeje Nespresso ose të ngjashme. Projekti, siç pritej, surprizoi të gjithë ata që e panë atë në event dhe pati një sukses të jashtëzakonshëm në të gjitha kanalet sociale ku u shpërnda. Nga ana tjetër, kush nuk do që një kompjuter që bën kafe gjithashtu?

Article Logic
Execution time: 0.0033159255981445