INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘’Zoti e bekoftë Amerikën’’, Lulzim Basha kundër thirrjes së ambasadës: ‘’Mandatet do të digjen’’

‘’Zoti e bekoftë Amerikën’’, Lulzim Basha kundër thirrjes së ambasadës: ‘’Mandatet do të digjen’’

Publikuar më: 20:00 19-02-2019

Lulzim Basha në një dalje për mediat është shprehur se Kryesia ka votuar unanimisht propozimin e tij për djegien e mandateve. Kryedemokrati ka cituar një shprehje të ish-presidentit të SHBA, Abraham Lincoln, duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve dhe duke këmbëngulur në të 'tijën', se do ti djegë mandatet.

"Është votuar unanimisht propozimi për djegien e mandateve. Vendimi do ti përcillet për votim final Këshillit Kombëtar. Unë nuk komentoj asnjë deklaratë të përfaqësive në Tiranë.

Po e them shkoqur. Për PD dhe mua si Lulzim Basha nuk ka inspirim më të madh se Shtetet e Bashkuara. Djegia e mandateve është mundësia e fundit që i është lënë opozitës për të arritur një qëllim të caktuar. Nuk po kërkojmë të marrim mandate me ndihmën e krimit të organizuar. Ne po japim", ka thënë ndër të tjera Lulzim Basha.

Kujtojmë se në një reagim të sajin Ambasada Amerikane në Tiranë, u shpreh qartë dhe prerë për sa i përket vendimeve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për të djegur mandatet e deputetëve.

Ambasada i bëri thirrje deputetëve të refuzojnë thirrjet për të braktisur mandatet duke u ngritur mbi 'sherret politike'.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936