INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zoti i drogës, gjykata jep vendimin për kreun e kartelit “El Chapo-n”

Zoti i drogës, gjykata jep vendimin për kreun e kartelit “El Chapo-n”

Publikuar më: 20:31 12-02-2019

Pasi kanë dëgjuar më shumë se 200 orë dëshmi, pasi kanë lexuar kuti të tëra me dokumente, anëtarët e jurisë në gjyqin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Joaquin Guzman, ka marrë vendimin përfundimtar, duke e shpallur atë fajtor. Jurisë në një gjykatë federale në Bruklin, i janë dashur 34 orë diskutime përgjatë gjashtë ditëve, për të dalë në këtë përfundim. El Chapo është shpallur fajtor për 10 akuza që Prokuroria kishte ngritur kundër tij, duke e konsideruar edhe si kreun e kartelit të Sinaloas.

61-vjeçari u arrestua në janar 2016 pasi ishte arratisur nga burgu përmes një tuneli nëntokësor pesë muaj më parë. Përgjatë gjyqit, Joaquin Guzman e nisi karrierën kriminale si një kultivues kanabisi ndërsa pasuria e tij në momentin e arrestimit vlerësohet të ketë qenë 14 miliardë dollarë.

Ai do të mbahet mend për arratisjet spektakolare nga burgu në Meksikë ndërsa në janar 2017 u ekstradua në SHBA ku ka qëndruar në izolim, në pritje të gjykimit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032250881195068