Disa ditë më parë mori vëmendje të madhe aksidenti i frikshëm, por fatmirësisht pa viktima, që pësoi Eni Çobani.
Vetë gjyqtarja e njohur foli për këtë ngjarje dhe i preku të gjithë me rrëfimin e saj.
Ajo ka theksuar se pati shumë fat dhe për këtë do të jetë gjithmonë mirënjohëse, pavarësisht se kaloi një periudhë shumë të vështirë emocionale pas tij.
Pas ngjarjes së rëndë ka reaguar edhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea, i cili prej vitesh punon me Enin.
Krahas një fotoje me të ai ka shkruar: “Të mendosh se çfarë aksidenti kalove @enicobani… u rrokullise disa herë me makinë – natën, borë, mbi 20 metra në fund… në përrua. E çfarë jemi? Vetëm kalimtarë në këtë botë ku shpesh na zë sytë ligësia dhe intriga, e keqja dhe thika pas shpine! Zoti nuk të mori pranë vetes këtë herë, por të la me ne e dashur Eni. Faleminderit! Ndërkohë sot në mëngjes isha në banesat e përjetshme tek prindërit e mi, e rëndësishme ishte që nuk harrova sapo ika prej aty siç ndodh rëndom dhe uroj ta kem prezent vendin e të gjithëve edhe nesër, pasnesër… Më shërben të perceptoj ndryshe, të sillem ndryshe!”.
Kujtojmë se gjyqtarja e njohur, Eni Çobani dhe politikania Edita Tahiri janë aksidentuar në të ashtuquajturin “Vendi i namun” dhe ky nuk është aksidenti i parë që ndodh në këtë zonë për shkak të mungesës së sinjalistikës.