INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Zoti u shtofte inatin"! Ja kë ironizon Rama që në mëngjes [VIDEO]

Publikuar më: 08:04 25-07-2019

Ndërkohë që prishja e Teatrit Kombëtar është kthyer në një temë të nxehtë ditët e fundit, kryeministri Rama nuk e ka kursyer ironinë mëngjesin e sotëm.
Teksa një ditë më parë shefi i qeverisë Edi Rama tha se Teatri Kombëtar do të ndërtohet pavarësisht kundërshtimit të minorancës, sot, ai ka dhënë një tjetër mesazh, duke ruajtur të njëjtën linjë.
Në faqen e tij në Facebook ai ka postuar një video nga punët e bëra të Pazari i Ri, Parku i Liqenit, stadiumi, shoqëruar me protesta dhe kundërshtime. Në fund të videos, është edhe Teatri, si është i rrënuar e si do të bëhet sipas projektit.
“MIRËMËNGJES ? dhe me atë shprehjen popullore, “Zoti u shtoftë inatin, që të na shtojnë takatin”, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama.

Article Logic
Execution time: 0.0033178329467773