Dy mediat sociale më të përdorura të momentit, Facebook dhe Whatsapp po sjellin risin që do ti bëjë si një rrjet social i vetëm.
Nëse një postim që ju ka pëlqyer në Facebook doni tja nisni dhe miqve tuaj që janë në Whatsapp, tashmë nuk keni pse të ndiqni rrugën e gjatë dil nga një aplikacion, hy tek tjetri dhe copy paste linkut. Tashmë mund ta bëni direkt.
Facebook ka lajmëruar se së shpejti përdoruesve e të saj do ju vij në ndihmë një opsion i ri, shpërndarja direkt e postimeve në Whatsapp.
Por si do funksionoj?
Sipas ekspertëve në momentin që do klikoni në butonin "share" të një postimi do dali dhe opsioni "share to Whatsapp".
Në fillim ky opsion do të aktivizohet për profilet e biznesit e më pas do jetë dhe për përdoruesit e thjeshtë.
Facebook dhe Whatsapp njoftojnë se kjo veçori e re është për tju ardhur në ndihmë bizneseve që duan të zgjerojnë shtrirjen e tyre.
Facebook dhe Whatsapp drejtohen nga i njëjti pronar Mark Zuckemberg dhe kohët e fundit me risit e sjella, janë munduar të krijojnë ura lidhëse për të dyja rrjetet sociale./intv.al/