Pavarësisht rezultateve mjaft pozitive në dy tremujorët e parë të këtij viti, themeluesi dhe drejtori i përgjithshëm i “Facebook”, Mark Zuckerberg mori një goditje të rëndë të mërkurën, ku në vetëm dy orë pas mbylljes së bursave ai ka humbur 3.7 miliardë dollarë.
“Forbes” shkruan se pasuria e Zuckerberg ra në 50.6 miliardë dollarë, por megjithatë, ai qëndron në vendin e pestë në listën e më të pasurve të botës, teksa pas tij renditet miliarderi meksikan Carlos Slim. Para mbylljes së tregjeve, vlera e pasurisë së Zuckerberg ishte 54.4 miliardë $.
Raportet e mëparshme të këtij viti kanë qenë mjaft pozitive për Zuckerberg. Në muajin korrik, kompania publikoi rezultatet e tremujorit të dytë, me një rritje të aksioneve prej 3.4 miliardë dollarë. Po ashtu edhe në tre mujorin e parë të vitit kompania shënoi një rritje prej 4.2 miliardë dollarësh.