INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zuckerberg, Milner dhe Hawking në kërkim të jashtëtokësorëve [Video]

Publikuar më: 17:58 10-01-2017

Tre prej njerëzve më të fuqishëm të botës kanë vendosur të zbulojnë nëse ka jetë aliene dhe për këtë do t’iu shërbejë një teleskop i avancuar që po krijohet në Kili. Krijuesi i Facebook Mark Zuckerberg, sipërmarrësi rus Yuri Milner dhe fizikanti Stephen Hawking shpresojnë të gjejnë tokë të banuar në sistemin tonë yjor fqinjë, Alpha Centauri (Alfa Centauri). Së bashku ata kanë vendosur të krijojnë një teleskop shumë të përparuar, i cili do të shërbejë për të kërkuar për planete që mund të jenë të banueshëm. Nisma "Përparime" pason zbulimin e vitit të kaluar, atë të planetit, Proksima b, ylli i tretë i sistemit Alpha Centauri. Planeti shkëmbor besohet se ka kushtet e duhura për zhvillimin e jetës dhe është vetëm katër vite dritë larg nga Toka. Projekti tashmë është në kërkim për të zhvilluar anijen me kosto të ulët që mund të arrijë këtë sistem yjor, për rreth 20 vjet. Financuesit e projektit presin që teleskopi i avancuar të ketë përfunduar në vitin 2019. Ideja për kërkimin e jetës në planet tjetër është e rëndësishme, sepse askush deri tani nuk e ka parë ende Proxima b . Zbulimi i një planeti të banueshëm është një sfidë e madhe . Një nga mbështetësit e projektit, Profesor Hawking, thotë se “duhet të jemi të kujdesshëm sesi do të kontaktojmë me banorët e huaj, sigurisht nëse i gjejmë ata”.

Article Logic
Execution time: 0.0043151378631592