INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv.kryeministri Braçe fton opozitën në dialog, propozon zgjidhjen ‘’ideale’’ për marrëveshje

Zv.kryeministri Braçe fton opozitën në dialog, propozon zgjidhjen ‘’ideale’’ për marrëveshje

Publikuar më: 10:43 05-03-2019

"Ti shkruajnë vetë dhe ne jemi të gatshëm ti pranojmë", kështu u shpreh zv.kryeministri Erion Braçe, teksa kërkoi sërish dialog me opozitën.

Në një prononcim për gazetarin e News 24, Braçe theksoi se janë të gatshëm të ulen në tryezë me opozitën për të dialoguar dhe për t'i dhënë kështu një zgjidhje situatës.

"Mendoj se situata është krejt normale. Jashtë janë në të drejtën e tyre për sa kohë nuk cënojnë ligjin. Jemi në kushtet normale. Pa cënuar parimet e demokracisë. E para ne nuk heqim dorë nga demokracia, kushtetuta dhe zbatimi i parimeve të integritetit. Për t'u ulur për të dialoguar për ti dhënë opozitës garanci maksimale madje duke i tejkaluar, kjo është, ne kemi qenë gati, jemi gati të ulemi të flasim për gjetur zgjidhje, përfshirë edhe blerjen e votës.", tha Braçe.

I pyetur më tej se opozita kërkon qeveri tranzitore dhe çfarë do bëjnë për këtë, zv.kryeministri theksoi se kjo nuk do ndodhë, por qeveria sipas tij është e gatshme t'i garantojë opozitës zgjedhje të ndershme më 30 qershor, duke iu referuar atyre lokale.

"Për qeveri tranzitore as që bëhet fjalë dhe as që mund të diskutohet për këtë gjë. Zgjedhjet që po konteston opozita ato të 2017-ës u bënë me një qeveri që ishte përgjysmë mes PS dhe PD, madje funksionet kyçe i ka pasur PD. “

Article Logic
Execution time: 0.0041389465332031