Ish Zv/Kryeministri rumun, ka manipuluar një shtrëngim duarsh që nuk është kapur kurrë në kamera. Gabriel Oprea postoi në Facebook, një foto ku shfaqej duke i shtrënguar duart me ish Presidentin e SHBA-ve, Barack Obamën.
Në postimin në Facebook, përbri fotos, Oprea flet për përpjekjet e bëra gjatë kohës që ai ishte në post, drejt fuqizimit të marrëdhënieve mes Rumanisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Ky nuk do të kishte qenë një problem, por e njëjta foto zyrtare e bërë nga Ambasada Rumune në USA, tregon një ndryshim të madh. Në të vërtetë në foto është ish- Presidenti i Rumanisë, Traian Basescu, ai që po shtrëngon duart me Obamën, jo Gabriel Oprea.
Përdoruesit e Facebook-ut kanë qenë të shpejtë në zbulimin e detajeve si pozicioni jonatyral i krahut të Opreas ndërkohë që nuk e ka shikimin nga Obama, shprehjet e fytyrës, pozicionet dhe qëndrimet e politikanëve që të bëjnë të mendosh se fotoja është pjesë e photoshopit.
I kontaktuar nga Euronews, Oprera tha se ai kishte qenë në pritjen zyrtare në Shtëpinë e Bardhë së bashku me presidentin Traian Basescu dhe ish sekretarin e shtetit në Ministrinë e Jahstme, Bogdan Aurescu. Ai shtoi se në atë dhomë Obama i shtrëngoi duart me Basescu, me të dhe me Aurescu. “Unë nuk jam një fotograf dhe as mund të manipuloj foto. Kjo foto më është dhënë dhe kjo është e vërteta”.
Burimi Euronews