INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv.kryeministrja Mesi: 'Të rritet siguria në plazhe, shteti nuk do të lejojë më uzurpimin e hapësirave publike'

Zv.kryeministrja Mesi: 'Të rritet siguria në plazhe, shteti nuk do të lejojë më uzurpimin e hapësirave publike'

Publikuar më: 12:03 10-07-2018

Pas ministrit Klosi dhe zëvendëskryeministrja Senida Mesi ka kërkuar nga administrata publike dhe private që të rritet siguria në bregdet.

Ajo ju ka rikujtuar dhe njëherë bizneseve se e kanë për detyrë të vendosin roje bregdetare në territorin që administrojnë.

Mesi theksoi se shteti nuk do të lejojë më uzurpimin e hapësirave publike në plazhe.

“15 % më shumë turistë se një vit më parë. Fryma e mirë e bashkëpunimit mes institucioneve të vijojë më tej. Duhet të punojmë së bashku me të gjithë aktorët, në mënyrë që pushuesit të gjejnë gjithçka pranë këtyre pikave turistike.

Siguria në plazhe është prioriteti kryesor. Vendosja e rojeve dhe vijëzimi i plazheve është detyrë e bashkive dhe njësive administrative. Kullat e vrojtimit janë domosdoshmëri.

Uzurpimi i hapësirave publike nuk do të ndodhë, do të zbatohet ligji. Shteti nuk do të lejojë uzurpimin me forcë të hapësirave publike në plazhet tona. S

a i takon menaxhimit të mbetjeve urbane ka një hap pozitiv në pikat turistike, por kërkohet angazhim për pastrimin e territorit”, u shpreh Mesi.

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713