INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv/ministri i Diasporës humb jetën nga orteku në Brezovicë

Zv/ministri i Diasporës humb jetën nga orteku në Brezovicë

Publikuar më: 17:13 26-01-2019

Një person ka humbur jetën nga rënia e një orteku bore në Brezovicë të Kosovës.

Sipas drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina viktima është djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Arian Daci njëkohësisht edhe zv/ ministër i Diasporës në Kosovë.

Edhe kryeministri Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për humbjen e zv/ministrit.

“Mbikëqyrësi i qendrës që i ka angazhuar agjencia, ka shpëtuar një person, duke e nxjerr në çastet e fundit të jetës. Ndërsa, personi i tjetër ka vdekur, që mendohet se është djali i Nexhat Dacit, Arian Daci”, tha Morina.

Brezovica është zonë turistike në parkun e Sharrit dhe një destinacion mjaft i parapëlqyer edhe për qytetarët shqiptarë, të cilët preferojnë turizmin malor.

Article Logic
Execution time: 0.0035450458526611