INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zv.ministri: Më mirë në Vietnam se në BE? [FOTO]

Zv.ministri: Më mirë në Vietnam se në BE? [FOTO]

Publikuar më: 17:54 31-08-2016

Nga Selim Belortaja, Zv.Ministër i Jashtëm i propozuar nga LSI

Ka kohë që raporte "ambicioze" nderkombëtare paraqiten ..të çuditëshme. Më e pakta që mund të thuash. Sapo ka dalë psh raporti Happy Plannet Index (produkt i think-tank-ut britanik New Economics Foundation). I rreshton vendet sipas asaj ..se sa mirë janë "..në arritjen e një jete të gjatë, të lumtur dhe të qëndrueshme". Ja ta zemë edhe ..në harmoni me mjedisin (kete po e shtoj vetë). Mes 140 shteteve ne rreshtohemi shumë lart. Nr 13. Më të lumtur se ne rezultojnë vetëm pak vende si ..Kolumbia, Vietnami, Bangladeshi, Meksika, etj. (nga Europa vetëm Norvegjia). Ndërsa në 127 vendet e tjera jeta perceptohet si ..më e zymtë. Sa më poshtë aq më e zymtë. Del që ne kemi "vënë poshtë" vende si Zvicra (24), Britania e Madhe (34), Franca (44), Gjermania (49), Kanada (85). Ndersa Sh.B.A as llogaritet (vendi ..108!!). Bie ne sy psh qe njerezit ne Biellorusi e perceptojne jetën e te ardhmen si më të mirë se sa ata në ..Australi dhe Amerikë!! Ndërsa ndër 4 më të dobtit fare-fare, përveç 3 shteteve afrikane na del edhe ..Luksemburgu(!!) Ibret fare, i parafundit në botë. Sigurisht eshte edhe punë metodologjie dhe formule të llogaritjes së pikëve. Po ne fund te fundit ..ç'na jep ky listim? Që s'i përgjigjet dot as pyetjes më të thjeshtë: se përse atëhere ne priremi kaq fort të shkojmë në ShBA, Kanada, Gjermani e gjetkë? Dhe përse tek ne nuk zbarkojnë "fakirë" nga ..ato vende "të zymta"?!

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037930011749268