Zv/presidenti i UEFA-s, Grigori Surkis ka mbërritur në Tiranë.
Ai ka zhvilluar një takim në orën 09:00 me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të ketë një tjetër vizitë me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.
Ende nuk dihet se cila është arsyeja e kësaj vizite, por duke patur parasysh se brenda pak ditësh do të zhvillohen zgjedhjet në FSHF, kjo vizitë e Zv/presidentit të UEFA-s ka për qëllim konsultimin për arritjen e një marrëveshje për ruajtjen e pavarësisë së sportit nga ndërhyrjet e Politikës.
Kujtojmë që zgjedhjet që do zhvillohen në FSHF në datën 7 shkurt do të monitorohen nga UEFA, e cila në fund do të japë dhe mendimin e saj lidhur me mënyrën e zhvillimit të këtyre zgjedhjeve.