INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zvicra ashpërsoi rregullat për azilkërkuesit, por shqiptarët as duan t’ja dinë

Zvicra ashpërsoi rregullat për azilkërkuesit, por shqiptarët as duan t’ja dinë

Publikuar më: 12:37 19-01-2019

Që në fillim të vitit 2018 qeveria zvicerane ashpërsoi ligjet e azilit, por shqiptarët nuk ndalen vazhdojnë të provojnë sërish fatin në Zvicër duke u renditur të pestët në listën e kombësive që kanë paraqitur kërkesat për azil.

Në lidhje me kombësitë, ata të botës së tretë si Nigeria kryeson për numrin e azilkërkuesve në Zvicër me 2 mijë e 433 kërkesa, e ndjekur nga Gambia me 1.176 kërkesa për azil, Algjeria me 803, Maroku 792 dhe azilkërkuesit nga Shqipëria me 685 aplikime.
Krahas kthimeve me forcë të atyre që u janë refuzuar kërkesat për azil Zvicra do të paguajë më pak para për njerëzit pa shtetësi, statusi i të cilëve do të jetë në të njëjtin nivel me atë të refugjatëve.
Agjentët policorë kryen përgjime dhe kërkime të emigrantëve të paligjshëm në trena, në rrugë, në aeroporte dhe në anije. Rojet kufitare zvicerane kanë regjistruar 16.563 raste të qëndrimeve të paligjshme në vend. Shumica e njerëzve që qëndronin në mënyrë të paligjshme janë arrestuar apo riatdhesuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036690235137939