INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zvicra e përfshin në listën e Botërorit, Ajeti akuza drejt Shqipërisë: Kurrë nuk më kontaktoi direkt!

Zvicra e përfshin në listën e Botërorit, Ajeti akuza drejt Shqipërisë: Kurrë nuk më kontaktoi direkt!

Publikuar më: 13:57 24-05-2018

Arlind dhe Albian Ajeti janë dy futbollistë të talentuar shqiptarë që po vlerësohen dita ditës nga ekspertë ndërkombëtarë.

Por shpesh herë është pyetur pse 21 vjeçari Albian sulmuesi i Bazelit nuk ka luajtur nën fanellën e kuqe të kombëtares shqiptare si i vëllai Alrindi.

Detajet nga ky fakt i ka zbuluar vetë Albian në një intervistë për mediat helvete.

Ai i lë fajin kombëtares shqiptare që asnjëherë nuk e kanë kontaktuar direkt.

 "A jam kontaktuar nga Shqipëria?

Kurrë, direkt. Më pyetën për vëllain tim, më pyetën se çfarë kam ndërmend të bëj me ekipet kombëtare. Por kjo nuk llogaritet për mua, kjo nuk është një shenjë e qartë”, u shpreh Ajeti

Megjithatë talenti shqiptarë është vlerësuar nga kombëtarja e Zvicrës, që mes listës së 35 futbollistëve bënë pjesë dhe Albian Ajeti.

Ndërsa kur pyet se a do donte të përmirësonte veten, Ajeti nuk nguron të thotë:

"Unë kurrë nuk jam i kënaqur me veten time. Dua të përmirësoj shumë gjëra. Edhe pse ndihem mjaft i aftë, ende dua të jem më i gjallë"

Më shumë në këtë kategori: « Tirana-Muzaka, në orët e fundit. . .
»
Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326