INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zvicra “gradon” Granit Xhakën, e bën kapiten

Zvicra “gradon” Granit Xhakën, e bën kapiten

Publikuar më: 10:51 05-09-2018

Pasi ka kërkuar falje publikisht në konferencën e djeshme për shtyp, Granit Xhaka plotësoi më në fund dëshirën e tij të madhe: do të jetë kapiteni i ri i Zvicrës. “Gradimi” ka ardhur, pasi mesfushori nuk ka ngurruar të etiketojë një “budallallëk” festimin me “shqiponjë” në ndeshjen ndaj Serbisë.

Fakti se ai ka hedhur poshtë me këto fjalë simbolikën që përfaqëson për shqiptarët ky festim, si dhe “shembulli” që jep duke kënduar me zell himnin zviceran, ka bindur trajnerin Vladimir Petkoviç që t’i besojë atij shiritin e kapitenit, në ndeshjet ku Stefan Lihtshtajner nuk do të jetë në fushën e lojës.

Mbrojtësi pritet të largohet shumë shpejt nga kombëtarja zvicerane apo edhe të mos aktivizohet rregullisht, ndaj Xhaka do të jetë ai që do të udhëheqë ekipin në fushë, ndoshta që në takimet e kësaj jave. Kapiteni i dytë më parë ishte Valon Behrami.

Article Logic
Execution time: 0.0037548542022705