Sipas parashikimit nga Zyra Federale për Sigurimet Shoqërore në Zvicër, ky shtet ka nevojë për 134 mijë punonjës me orar të plotë të cilët janë të domosdoshëm për t’u kujdesur për të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuar.
Kjo fuqi punëtore duhet të plotësohet deri në vitin 2030, raporton Sonntagszeitung, sipas newsbomb.al. Brenda viteve në vijim në shtëpitë e të moshuarve brenda 15 vjetësh do të punojnë mbi 140 mijë të punësuar me orar të plotë, por institucionet e kanë të vështirë për të gjetur stafin e kualifikuar. Po ashtu mungesë stafi pritet të ketë dhe në çerdhe dhe deri në vitin 2030 pritet dyfishimi i fuqisë punëtore në këto institucione të rëndësishme.