INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyra e Merkel pas takimit me Ramën: Gjermania ka interes të kontribuojë në kushte demokratike e kushtetuese

Zyra e Merkel pas takimit me Ramën: Gjermania ka interes të kontribuojë në kushte demokratike e kushtetuese

Publikuar më: 14:27 13-09-2019

Zyra e kancelares gjermane, Angela Merkel ka bërë një njoftim mbi takimin me kryeministrin Edi Rama këtë të premte në Berlin. Zyra e kancelares bën me dije se bisedimet mes tyre u përqendruan në marrëdhëniet bilaterale por edhe në çështjet e politikës evropiane dhe çështjet rajonale. Sipas këtij njoftimi, jo më herët se në fund të shtatorit Bundestagu do të vendosë për pranimin e negociatave të anëtarësimit në BE.

“Gjermania mbështeti pranimin e Shqipërisë në NATO në 2009 dhe mbështet pranimin e shtetit të Ballkanit në Bashkimin Evropian. Gjatë Konferencës së Ballkanit Perëndimor në Posen, më 5 korrik 2019, Kancelarja pranoi se pavarësisht vazhdimit të vështirësive politike, kishte përparim të rëndësishëm në të gjithë rajonin”, thuhet në reagimin e kancelares gjermane.

Ajo gjithashtu thekson se Gjermania shpreh gatishmërinë e plotë për të ruajtur Kushtetutën dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë. “Gjermania ka një interes të fortë për të kontribuar në kushte të qëndrueshme, demokratike dhe kushtetuese në Shqipëri duke mbështetur procesin e transformimit të saj. Më parë, Rama ishte në prill 2018 mysafir në Kancelarinë Federale për të diskutuar me kancelaren Merkel, ndër të tjera, gjendjen e afrimit të BE në Shqipëri. Gjithashtu gjatë një takimi të Ballkanit Perëndimor në Prill 2019 në Kancelarinë Federale u zhvillua një diskutim dypalësh midis dy krerëve të qeverive”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga zyra e shtypi të Kancelares Angela Merkel.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035660266876221