INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Zyrih, hapet Muzeu Botëror i FIFA-s

Publikuar më: 10:16 01-03-2016

Më 28 shkurt u hap për publikun Muzeu i ri i Futbollit Botëror të FIFA-s.

Në zemër të Zyrihut, brenda një pallati të viteve ’70, të pasionuarit pas lojës më popullore në botë do të mund të shohin objekte e suvenire domethënëse nga historia e kësaj loje.

FIFA synon që muzeun ta zhvendosë nëpër botë sipas një programi të caktuar, duke vijuar me Brazilin pas Zvicrës.

Çmimi më i lartë i një bilete për të vizituar muzeun është 24 franga zvicerane, ose rreth 22 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0037550926208496