Sevilla ka realizuar blerjen e shtatë në këtë merkato vere. Klubi andaluzian është përforcuar me sulmuesin Andre Silva, të ciline ka marrë nga Milani. Portugezi 22 vjeçar do të nisë një aventurë të re në La Liga. Sipas medieve spanjolle formula e transferimit është huazim me të drejtë blerjeje për 35 milionë euro.
Futbollisti udhëtoi në Spanjë, ku u prit nga drejtori sportiv Caparros, e nuk përjashtohet mundësia që të udhëtojë drejt Marokut për t’iu bashkuar menjëherë skuadrës për takimin e Superkupës së Spanjës me Barcelonën, që në këtë edicion do të jetë vetëm me një takim. Edhe spe nuk bëri një sezon të mirë te “Djalli”, portugezi realizoi 10 gola në 40 takime.