INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Çudirat" nga magazina e kanabisit në Rrëshen [FOTO dhe VIDEO]

Publikuar më: 11:05 03-11-2016

Forca të shumta policie, pasi zbuluan një magazinë me kanabis në Rrëshen kanë mundur të arrestojë një numër të madh punëtorësh. Edhe pse mendohet se ata kanë qënë rreth 50 deri më tani u janë vënë prangat 22 punëtorëve. Ndërsa pronari është shpallur në kërkim.

Në momentin e kontrollit punëtorët janë kapur në kushtet e flagrancës brenda magazinës duke punuar. Mes tyre u gjendën edhe 9 gra, një prej tyre shtatëzën edhe nje tjetër një vajzë e mitur 16 vjeçe. Policia për to ka vendosur procedim penal në gjendje të lirë.


Në të dhënet e para të pakonfirmuara nga policia u deklarua se pronar i magazinës ishte Kastriot Reçi.
Ky i fundit i cili njihet si pronar në “Media plus-tv”, kur degjoi emrin e tij të përflitej si pronar i magazinës e mori me sportivitet edhe vendosi ti tiu pergjigjet të gjithë mediat me disa vargje kënge të titulluar "Toka e vendlindjes".

 

"Pershendes te gjitha mediat dhe portalet me keto vargje te mrekullueshme te poetit mirditor Fran Laska.
Do ta mbjellim token
pisha dhe selvia
se ska vend ma t'bukur
se kjo shqiperia
O moj toka jone
toka e vendlinjes
e amel si mjalta
si germat e shqipes
ti na dhuron buken
si buka shqiptare
dheu yne i dashtun
i vendlindjes madhe..."

Article Logic
Execution time: 0.0036478042602539