IN SPORT
Zyrtare: Arrihet transferimi i gjermanit Sane tek M.City

Zyrtare: Arrihet transferimi i gjermanit Sane tek M.City

Publikuar më: 14:56 02-08-2016

Mesfushori gjerman Leroy Sane ka firmosur transferimin e tij tek Manchester City për 37 milionë paund plus disa shtesa.

 

20 vjeçari ka nënshkruar një kontrat 5 vjeçare duke u larguar kështu zyrtarisht nga klubi i Schalke. Menjëherë pas kësaj, trajneri i City, Pep Guardiola ka thënë për futbollistin: “Ai është një talent shumë special, lojtar emocionues dhe mendoj se ndjekësit tanë do të kënaqen duke e parë atë.”
Sane bëri një punë shumë të mirë duke e çuar ekipin e tij kombëtar të Gjermanisë deri në gjysmë finalë të Euro 2016 dhe ka shënuar 33 gola në Bundesliga.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034379959106445