Skuadra e Arsenalit ka zyrtarizuar transferimin e Granit Xhakës nga Borussia Moenchengladbach.
“Arsenali ka arritur një marrëveshje me Granit Xhakën për t’u bashkuar me klubin për një kontratë afatgjatë”, thuhet në njoftimin e Arsenalit.
Por Arsenal nuk ka zbuluar çmimin e blerjes së Xhakës, por sipas mediave britanike shqiptari që luan me përfaqësuesen e Zvicrës i ka kushtuar klubit londinez plot 43 milion euro.