Mbrojtësi i kombëtares shqiptare Berat Gjimshiti sezonin e ardhshëm do të luajë në radhët e Avellinos në Serinë B. Gjimshiti u transferua nga Atalanta në formën e huazimit për një vit, pasi Avellino mposhti konkurrencën e Betisit të Sevillas dhe Fortunas së Dusseldorfit.
Gjimshiti ka qënë lojtari i Akademis së Zyrihut, aty ku shtatlarti u bë pjesë e skuadrës së parë në vitin 2011 dhe për pesë sezone radhazi u aktivizua në 110 ndeshje të kampionatit duke shënuar 5 gola.
Në janar të 2016 firmosi për tre vjet me Atalantën, por luajti në vetëm disa ndeshje të Serisë A. Për pamundësi të një aktivizimi të tij klubi nga Bergamo e huazoi te Avelino.