Crystal Palace këtë mëngjes kanë shkarkuar trajnerin Frank de Boer dhe Roy Hodgson pritet ta zë vendin e tij..
4 humbje në 4 javët e para dhe për më tepër asnjë gol i shënuar. Ky është starti më i keq i 93 viteve të fundit për Crystal Palace që thyen një tjetër rekord, atë të shkarkimit të trajnerit Franck De Boer pa regjistruar asnjë rrjetë sezonale nga skuadra e tij.
Aventura e holanezit në stolin e Crystal Palace zgjati vetëm 77 ditë, një tjetër rekord edhe ky pasi si zikaltër ai rezistoi 85 ditë. Roy Hodgson mund të zejë vendin e De Boer për të nxjerrë nga situata aspak komode klubin. Trajneri i lindur në Croydon dhe dorëheqjen nga Anglia në 27 Qershor të vitit 2016 pas humbjes së papritur ndaj Islandës në Euro 2016, ndërsa disa muaj më vonë u emërua konsulent i merkatos së Melbourne City, klubi australian satelit i Manchester City.