Real Madrid ka marrë një lajm shumë të keq, dy ditë para ndeshjes me Getafen. Portieri i Real Madridit, Keylor Navas është dëmtuar dhe do të mungojë për ndeshjen e ardhshme në La Liga.
Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra e Real Madridit e cila shkruan: “Pas testeve të kryera sot në mëngjes, lojtari ynë Keylor Navas është diagnostifikuar me ënjtje të muskulit e djathtë”.