INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zyrtare: Fejohet Bora Kokëdhima! [FOTO]

Zyrtare: Fejohet Bora Kokëdhima! [FOTO]

Publikuar më: 11:06 17-06-2016

Në horizontin e familjes Kokëdhima, dhe veçanërisht të Borës, po fillojnë të dëgjohen këmbana.

Stilistja e njohur ka ndryshuar statusin e saj në Facebook, duke u treguar të gjithëve se është fejuar. Megjithatë asgjë nuk duket se është finalizuar dhe këtë e rrëfen ajo vetë. Sipas Opinion.al ajo është rrëfyer se nuk e ka bërë ende fejesën, ndërkohë që ka shtuar se bashkëjeton me partnerin e saj prej rreth një viti. Duket se megjithëse fejesa nuk është bërë zyrtarisht, ajo ngelet thjesht një formalitet duke marrë parasysh se Bora ka dalë për herë të parë kaq hapur në lidhje me statusin e saj. Por, pavarësisht deklaratës surprizë, lidhja e fytyrës së “Savage” nuk ishte sekrete pasi ajo ka postuar shpesh foto me të dashurin e saj në Insta, edhe pse shkrepjet e largëta dhe misterioze nuk e kanë zbuluar plotësisht fytyrën e fatlumit. 

Article Logic
Execution time: 0.0037269592285156