INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

ZYRTARE/ FIFA dënon Etrit Berishën: Bëri gjest anti-sportiv [VIDEO]

Publikuar më: 14:14 19-12-2016

FIFA ka dënuar portierin e kombëtares shqiptare Etrit Berisha me dy ndeshje pezullim. Në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror Rusi 2018 përballë Izraelit, portieri kuqezi u ndëshkua me karton të kuq pasi goditi me kokë kapitenin e skuadrës kundërshtare Eran Zahavi. Gjatë momentit të sherrit me Zahavin, portieri i kombëtares kuqezi, para goditjes me kokë, shihet nga pamjet filmike teksa i thotë në gjuhën angleze kapitenit të Izraelit: “Copë m..i”. Kjo fyerje si dhe përplasja me kokë e nxorën atë jashtë lojë me karton të kuq, duke e detyruar Shqipërinë të luante në fushë me 9 lojtarë.

Pikërisht për sjelljen antisportive, Berisha do të humbë jo vetëm 1 por 2 ndeshje. Ndeshjet të cilat portieri do të mungojë janë ajo përballë Italisë, dhe ndeshja e kthimit me Izraelin. Portieri i Atalantas përveç penalizimit me ndeshje do të ndëshkohet edhe me gjobë 5 mijë franga zvicerane.

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439