INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
ZYRTARE/ FIFA publikon renditjen e re. Ja ku ndodhet Shqipëria [FOTO]

ZYRTARE/ FIFA publikon renditjen e re. Ja ku ndodhet Shqipëria [FOTO]

Publikuar më: 14:29 22-12-2016

Klasifikimi i kuqezinjve nuk pësoi asnjë ndryshim në përditësimin e fundit për muajin dhjetor, ashtu si shumica absolute e kombëtareve të tjera me Shqipërinë e futbollit që e mbyll vitin e 49-ta, 11 shkallë më poshtë nga sa e nisi. Në janar të 2016 kuqezinjtë renditeshin të 38-ët në klasifikimin botëror ndërsa pozicionimi më i mirë i tyre për 12 muajt që lëmë pas ka qenë në mars me Shqipërinë që klasifikohej në vendin e 35 në botë. Përfaqësuesja Kosovare, e shtetit më të ri të Europës e mbyll vitin në vendin e 165 në renditjen globale, ku u përfshi për herë të parë në muajin gusht duke e nisur nga vendi i 190-të. Për sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të kualifikueseve të botërorit, më lart nga të gjithë vazhdon të qëndrojë Spanja që mbyll dhjetëshen e parë në botë, Italia vazhdon të qëndrojë në vendin e 16-të, Izraeli ndodhet në shkallën e 55 të klasifikimit, Maqedonia renditet e 162-ta. Për sa i përket kryesuesve në rang botëror edhe këtu nuk ka asnjë ndryshim me Argjentinën që e mbyll në krye, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

Article Logic
Execution time: 0.34119987487793