IN SPORT
Zyrtare: Frederik Veseli te Empoli

Zyrtare: Frederik Veseli te Empoli

Publikuar më: 08:36 24-09-2016

Lajmin e bën të ditur Empoli në faqen zyrtare në internet ku thekson se Veseli është tashmë zyrtarisht një lojtar i kësaj skuadre pasi ka nënshkruar një kontratë që skadon në 30 Qershor 2018. Merr fund pritja për Frederik Veselin. Mbrojtësi shqiptar është teseruar me skuadrën e Empolit në Serie A, duke zgjidhur problemet burokratike që e mbanin të lidhur me Luganon edhe pse kishte gjetur gjuhën e përbashkët me klubin toskan.

Marrëveshja mes 23-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare dhe klubit italian ishte arritur që në fillim të muajit Gusht, por pengesat buroktarike e penguan atë të bashkohej që në fazën përgatitore me skuadrën e tij të re. Gjithsesi, mbrojtësi shqiptar do të jetë gati për javën e 6 të Serie A dhe është trajneri Giovanni Martusciello ai që do të vendosë nëse Veseli do të udhëtojë me skuadrën për në transfertën e Romës kundër Lazios.

Veseli bëhet lojtari i tretë i Kombëtares që transferohet nga Superliga zvicerane në Serinë A gjatë vitit 2016. Përpara tij, këtë rrugë e ndërmorën Arlind Ajeti fillimisht te Frosinone dhe tashmë te Torino dhe Berat Gjimshiti te Atalanta edhe pse tashmë është huazuar te Avellino.

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0037398338317871