Mbrojtësi i Interit, Danilo D'Ambrosio ka rinovuar kontratën me klubin zikaltër deri në vitin 2021. Lajmi është zyrtarizuar nga klubi i Interit, ndërsa 28-vjeçari është një ndër shtyllat kryesore të skuadrës të drejtuar nga Stefano Pioli. “Danilo D'Ambrosio ka rinovuar kontratën dhe do të veshë fanellën tonë deri më 30 qershor 2021”, thuhet në njoftimin për shtyp të klubit zikaltër.