Corriere Dello Sport shkruan se mbrëmjen e së hënës palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjatjen e kontratës me pesë vite të tjera, me opsionin e rinovimit plus një. Bëhet fjalë për një kontratë që blindon Hysajn me skuadrën napolitane.
Elseid Hysaj dhe Napoli lidhen akoma më fort me njëri-tjetrin. Sipas asaj që shkruan Corriere Dello Sport në edicionin online të saj, mbrojtësi i krahut të majtë të Kombëtares shqiptare dhe De Laurentis kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kontratën e re.
Klauzola e largimit të mbrojtësit “Kuqezi” është përcaktuar në 50 milionë euro, një shifër marramendëse për një mbrojtës e që praktikisht blindon shkodranin.
Sa i takon pagës së futbollistit, Corriere thotë se kontrata e re përcakton një shifër që varion nga 1.6 deri në 2.3 milionë euro në sezon, në varësi të rendimentit të lojtarit në fushë.
Zyrtarizimi pritet të bëhet brenda të enjtes.